Mourinho i shpëton burgut

Mourinho i ka shpëtuar burgut, pas akuzave për evazion fiskal. Special Ones ka kompensuar 1 vit burg me dy milionë euro.

Ligji në Spanjë e zbaton këtë formë të dënimit për shkelësit jo të dhunshëm, ose për ata për të cilët është hera e parë që bëjnë një shkelje të tillë të ligjit.

Portugezi është shpallur fajtor në majin e 2018 për ikje të tatimit mbi të drejtat e tij të imazhit gjatë kohës sa ishte në Spanjë për vitet 2011 dhe 2012, gjatë kësaj periudhe sa ishte trajner i Realit nuk ka paguar taksa në vlerë 3.3 milionë euro./real-news.tv/