fbpx

Mourinho zbulon herën e vetme që kishte qarë pas një humbjeje

jose-mourinho-tottenham-2019-20_j7ltt1gpbvurz7d8mwrthiue-600x360.jpg

Një prej trajnerëve më të mirë në botë, që njihet për karakterin e tij të fortë ka qarë pas një humbjeje.

Vetë Jose Mourinho ka zbuluar se hera e vetme që ai ka qarë pas një disfatë gjatë gjithë karrierës së tij si trajner kishte qenë pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut në vitin 2012, kur ai ishte trajner i Real Madridit. Madrilenët u mposhtën me penallti.

“Fatkeqësisht kështu është futbolli. Cristiano, Kaka, Sergio Ramos… tre përbindësha të futbollit, nuk kam asnjë dyshim për këtë, por edhe ata janë njerëz.  Ajo natë është hera e vetme si trajner që kam qarë pas një humbjeje. E mbaj mend mirë, unë dhe ndihmësi im u ndalëm me veturë para shtëpisë sime dhe unë po qaja”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303