“Mozzik 24 h në këmbë”, Loredana flet për shtatzëninë: “Katastrofale…”

Këngëtari kosovar, Mozzik dhe ish bashkëshortja e tij Loredana ka qenë një ndër çiftet më të pëlqyera dhe më komentuara të showbizzit shqiptar.

Vetëm pak kohë pasi deklaruan ndarjen, Loredana ka folur për herë të parë për të gjithë ngjarjet e fundit në jetën e saj, që janë komentuar shumë edhe në media. Për ndarjen me Mozzikun, reperja u shpreh se ata ende kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Sa i përket shtatzënisë, Loredana tregoi se Mozzik ishte gëzuar shumë kur kishte mësuar se do bëhej baba. Çifti vendosën fillimisht mos t’i tregonin njeriu, por plani i tyre nuk kishte funksionuar.

Loredana tregoi se vetëm dy javë arritën ta fshehnin e më pas lajmin e bukur e mësuan të gjithë familjarët.

“Në shtatzëni kam qenë katastrofale. Mozzik ka qenë 24 orë në këmbë, është sjellë shumë mirë me mua në shtatzëni, emocionalisht s’e kam njohur veten”, u shpreh Loredana.