Mozzik dhe Loredana nuk janë divorcuar, ja çfarë i nxori blof

WEBSITE_VA_LOREDANA_MOZZIK-700x450.jpg

Nuk e dimë ç’po përpiqet të bëjë, por Loredana i ka bërë lëmsh të gjithë me veprimet e saj.

Ditën e sotme ajo ka postuar foto të vjetra, tek të cilat shfaqet edhe Mozzik.

Ndonëse është përpjekur që imazhin e tij ta presi tek fotot dihet që është edhe Mozzik.

Me sa duket reperes i mungojnë kohët e vjetra dhe ka dashur t’i rikujtojë.

Megjithatë, një detaj tjetër tek fotot e saj tregon se ajo dhe Mozzik nuk janë divorcuar.

Loredana ka publikuar në Instastory një foto të disa frutave të vendosur në një pjatë të dekoruar bukur dhe në cep qëndron një letër.

Ajo që bie në sy është pikërisht hyrja e letrës.

“Zonja Aliu”, shkruhet në të.

Kjo tregon që dyshja nuk i ka dhënë ende fund martesës dhe nuk dihet nëse procesi i divorcit vazhdon, apo ata kanë vendosur ta ndërpresin.

Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh kanë bërë ndarjen publike, megjithatë gjithmonë ka pasur dyshime.

Të shumtë janë ata që mendojnë se ky është thjesht një show nga ana e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303