fbpx

Mozzik dhe Loredana po vijnë me një album të përbashkët

Screenshot_9-18.png

Mozzik dhe Loredana janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja e famshme, të cilët kanë një vajzë, kanë qenë në fokus të mediave pas rikthimit së bashku. Ata janë ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe numërojnë një sërë hitesh.Disa herë janë bërë bashkë dhe në duete, të cilat kanë rezultuar jashtëzakonisht të suksesshëm. Ditën e sotme, Mozzik dhe Lori kanë zbuluar se po vijnë me një album të përbashkët. “No rich parents” do të titullohet albumi, ndërkohë që nuk dihet se kur do të jetë data e publikimit.Mozzik kishte paralajmëruar një album të ri por nuk zbuloi se do punonte me partneren e tij. Ky lajm vjen pothuajse një vit pas publikimit të albumit “MozzArt” të reperit, që u prit shumë mirë nga publiku duke bërë që artisti të vlerësohej si më i dëgjuari vitin e kaluar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303