Mozzik i bllokohet “Dhelpër Dinake” në mesnatë, çfarë ndodhi?

Artisti i njohur shqiptar, Mozzik publikoi ditën e djeshme projektin e tij më të ri, këngën “Dhelpër Dinake” e cila duket se pati disa probleme pasi nuk mund të hapej në Youtube për ndjekësit për shkak të një problemi.

“Nuk pe di cilat shtete nuk po munden me ni kongën e re.. po iu kërkoj falje t’gjithve! Besoj deri mëngjes nesër rregullohet!”, shkruajti Mozzik në Instagram.

Pak minuta më vonë, problemi u zgjidh dhe të gjithë mundën të shihnin e dëgjonin këngën e re. Këtë e bëri të ditur vetë artisti me një postim të dytë, ku shkruajti:

“A u rregullu a po mundeni me pa të gjithë?”

Në këngë, Mozzik flet për një vajzë  me të cilën debatonte shpesh, prandaj lidhjes i erdhi fundi. Thuhet se është dedikim për ish-partneren e tij Loredana, por kjo mbetet ende një mister.