fbpx

MSH bën rekomandimin për shkollat: Nga 1 dhjetori mund të aplikohet ky skenar

Screenshot_16.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri së fundmi një komunikim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ajo është ndaluar te shkollat.

Pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë i bën propozim Ministrisë së Arsimit që të nisë alternimi i mësimit, edhe online dhe fizik në klasa, që nga data 1 dhjetor.

“Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë.” tha Manastirliu ndër të tjera.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303