fbpx

MSH, raporton rastet e reja në 24 orët e fundit

Screenshot_28-12.jpg

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 425 raste të reja me koronavirus nga 3070 testime të kryera. Po ashtu, siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve, si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin edhe 12 qytetarë të tjerë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste  në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër,  Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamzë, Memaliaj, 4 raste në Tnropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, humbën jetën për shkak të Covid-19, 4 qytetarë nga Tirana,  2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç.

 

Statistika (27 Mars 2021)

Raste të reja ditore        425

Të shëruar në 24 orë     550

Të shtruar në spitale      320

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3070

 

Testime totale            548,314

Raste pozitive             123,641

Raste të shëruara        88,899

Raste Aktive                 32,538

Humbje jete                  2204

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22281

Fier     2625

Durrës    1369

Vlorë     1280

Shkodër   1210

Gjirokastër  1266

Korçë     789

Lezhë     534

Elbasan  386

Kukës     355

Dibër    324

Berat     119

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303