‘Mua sëmundja më merr të keqen’, ja ç’thoshte pak para se të ndërronte jetë vëllai i Lelit

Vëllai i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, Eduardi ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në një video, shihet Eduardi, i cili flet për sëmundjen e tij i shoqëruar nga vëllai dhe familjarë të tyre. Në një fjalim të shkurtër, Eduarti shprehet se në jetë askush nuk duhet të dorëzohet duke përlotur edhe vëllanë e tij.

 “I uroj të gjithë fëmijëve tuaj të jetë të gjatë. Suksese! Të mos dorëzohen kurrë, sepse jetën na e ka dhënë Zoti dhe është ai që do na e marri. Mos e çani kokën, se Tani (Dritan Leli) përlotet se mendon se unë kam kuroja prej sëmundjes. Po mua sëmundja më merr të keqen,”-tha Eduarti.