Multimiliarderi Elon Musk i bashkohet luftës kundër koronavirusit

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk i është bashkuar personaliteteve dhe biznesmenëve që po kontribuojnë në këtë moment të vështirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Elon Musk ka vendosur së fundmi të dhurojë 1255 ventilatorë për zyrtarët e shëndetësisë në Los Angeles për të plotësuar nevojat, në një kohë kur pandemia është bërë dhe më e ashpër.

Miliarderi bën me dije se ai ka ndihmuar në blerjen e makinerive të nevojshme në Kinë dhe se shumë shpejt ato do të vijnë në Shtetet e Bashkuara.