fbpx

“Mund të bëj dhe koalicion me PS-në”, habit aleati i Bashës

Një prej aleatëve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike mund të mos jetë në koalicion me opozitën.

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste që është një nga aleatët e Lulzim Bashës, ka bërë sot një deklaratë fortë. I ftuar në Report Tv, Duka tha se pas zgjedhjeve ai mund të bëjë dhe koalicion me Partinë Socialiste.

“Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën, unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer njëherë për atë punë” tha Duka.