“Mund të ishte kthyer në masakër”/ Shqiptari vret pa asnjë motiv emigrantin afrikan në Itali

omicidio-makha-niang-2.jpg

Një vrasje shumë e bujshme në zonën e Riminit në Itali duket se po zbardhet. Mediat njoftojnë se  një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një emigranti senegalez është vënë në pranga.

Genard Dulaj, 28 vjeç, aktualisht në burg, pa asnjë arsye ka shtënë me armë zjarri mbi 27-vjeçarin afrikan , Makha Niang  në natën mes 17 dhe 18 prillit në San Giuliano.

Mediat në vendin fqinj e tregojnë si një moment të çmendur, ku bilanci mund të ishte edhe më i rëndë.

Prokuroria e Riminit ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka treguar se gjithçka ka ndodhur për shkak të çmendurisë së shqiptarit, i cili absolutisht që nuk e njihte të riun afrikan.

Ndërkohë që raportimi tragjik mediave italiane thotë vetëm pak ditë pas  vrasjes Dulaj së bashku me kushuririn e tij 22-vjeçar u përfshi në një tjetër ngjarje ku ka shtënë me armë drejt një banese në Sant’Ermete dhe ishin arrestuar pas një ndjekjeje spektakolare.

Në makinë u gjet një armë, e cila më vonë rezultoi se ishte përdorur në vrasjen e afrikanit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303