13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Mund t’i vrisja lojtarët në pushim të ndeshjes, por u solla mirë”

spot_img

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi pas humbjes ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve se ishte shumë i nxehur në përfundim të pjesës së parë, kur Anglia kryesonte 0-3.

“Në pjesën e parë fituan shumë dyluftime. Goli i parë na preu këmbët. Bëmë shumë gabime individuale. Ata luajtën mirë. Unë u solla shumë mirë sepse edhe mund t’i vrisja lojtarët e mi, por nuk e bëra”, tha Luis Enrique.

Edhe pse nuk i vrau, trajneri kërcënoi me lënie jashtë në grumbullimin e ardhshëm: “Lista e radhës do të jetë interesante. Ka pasur lojtarë që më kanë pëlqyer dhe që nuk ishin në këtë listë”.

Spanja humbi 2-3 ndaj Anglisë dhe tani është e detyruar të fitojë ndaj Kroacisë nëse do të ruajë vendin e parë të grupit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat