28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Mungesa e inkubatorëve, Manastirliu mohon akuzat

spot_img

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e Partisë Demokratike, lidhur me mungesën e inkubatorëve në maternitetet e Shqipërisë. akuzën ndaj MSHMS e ka bërë deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili ka thënë se janë raportuar shumë vdekje të foshnjave si pasojë e mungesës së inkubatorëve.

Në një deklaratë për shtyp, Manastirliu ka theksuar që në krye të herës se cilësia e shërbimeve në spitale është gjithnjë e më shumë në përmirësim.

‘Me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MSHMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019. Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve’, tha Manastirliu.

Së fundmi, Manastirliu ka ftuar PD të mos spekulojë më në lidhje me shëndetin e foshnjave dhe nënave.

‘Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019’, përfundoi Manastirliu./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat