Moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani edhe ditën e sotme ka munguar në program.
Konkurrentja Ana Lleshi, e cila po e moderon emisionin e dashurisë, bëri të ditur se Bora ka munguar për shkak të një problemi shëndetësor.
Sonte, ajo e ka ndjekur nga shtëpia dhe përmes një postimi në Instastory shkruan: “Edhe sëmurë nuk rri dot pa e ndjekur Përputhen”.
“Silluni mirë” shkruan më tej ajo për konkurrentët.
Ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor ka dhe se kur do të rikthehet në program.
Advertisement