fbpx

Murinho tregon skuadrën favorite për të fituar Champions League

303843-Tu4n1aYfWG.jpg

Rikthehen sot ndeshjes e grupeve në Ligën e Kampioneve. Manchester United do të ketë një sfidë të rëndësishme me Juventusin.

Jose Mourinho në konferencën e djeshme për shtyp ka folur për ekipin me të cilin do të përballen dhe tregon se Alexis Sanchez nuk do të luajë. “Lojtarët që patë janë ata që mund të luajnë. Asgjë për të fshehur. Alexis nuk luan”.

Më pas portugezi ka theksuar se Juve është një prej favoritëve për ta fituar Championsin.

“Nëse do t’i krahasojmë me sezonin e kaluar nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, por është edhe Bonucci, Cancelo, Emre Can. Juventus ka lojtarë dhe një vit eksperiencë me të njëjtin trajner dhe strukturë. Juve në pesë vitet e fundit ka qenë shumë e fortë ku ka luajtur edhe dy finale, ndërsa sot ka një lojtar shumë specialë që mund të bëjë dallimin”, ka thënë Mourinho.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *