fbpx

Vedat Muriqi në radarët e gjigandëve anglezë

1568713454159-8bbc0e402675aee74266828ae3c9b82af75d_1920x1080.jpg

Ndriçoi në kohën e duhur, në ditën ideale. Këtë e bëri Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar, që aktualisht luan te Fenerbahçe.

Ai ishte ylli i ndeshjes kualikuese për “Euro 2020” midis Anglisë dhe Kosovës.

Ajo që apriori ishte një sdë e lehtë dhe e thjeshtë për anglezët, rezultoi e ndërlikuar, kryesisht prej sulmuesit në fjalë (5-3).

Muriqi mori pjesë drejtpërdrejt në tre golat e Kosovës.

Ai shënoi nga penalltia, që vetë e toi, teksa edhe dy golat e tjerë “lindën” nga këmbët e tij me dy asiste.

Shtatlarti e bëri vërtet me “dhimbje koke” mbrojtjen e ishullorëve.

Një paraqitje e tillë ka bërë që Muriqi të tojë interesin e disa skuadrave në Premier League.

Manchester United dhe Tottenham e kanë vëzhguar nga afër lojtarin aktual të Fenerbahçe, 25 vjeç.

Vitin e kaluar në Superligën Turke ai shënoi 17 gola dhe dha 8 asiste në 34 ndeshje.

Këtë sezon e ruan mesataren e tij, me dy gola në katër ndeshje.

Muriqi shënon edhe me Kosovën. Në Ligën e Kombeve realizoi dy gola, ndërsa tre të tillë i ka grumbulluar në pesë ndeshjet kualikuese të “Euro 2020”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303