22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Murrizi del në foltoren e Kuvendit dhe provokon Taulant Ballën,i bën pyetjen e sikletshme për Ramën: Tani ai e do për Zahon apo…?

Deputeti opozitar Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka thumbuar ashpër Taulant Ballën nëpërmjet fjalimit të Kryeministrit Rama teksa bënte fushatë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Murrizi iu drejtua Taulant Ballës, si deputetit më të votuar në vendin tonë në këto zgjedhje dhe i bëri një pyetje provokuese.

 “Zoti Balla, meqë je super deputeti më i votuar ndër Shqiptarë. Gjatë fushatës dëgjova Ramën që tha se mandatin e tretë e dua për Zahon, tani shoh që i bën ftesë Lulit për të qeverisë, tani e do për Zahon apo për Lulin, apo i konsideron si fëmijë të pandashëm. Kur ankoheni ju që kishin 92 numërues tuaj hajdutë, po ne 8 subjekte të tjera politike që morëm çfarë na latë ju, ca të themi? Asnjë pikë respekti nuk kam për PS, dhe kam thënë që nuk do e bashkoja mandatin me to që kur jam ulur këtu.”, tha Murrizi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat