fbpx

Murrizi: Nesër, 12 deputetë do të deklarojnë votën kundër reformës zgjedhore

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, aktualisht deputet dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi deklaroi pak minuta më parë se nesër 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën kundër reformës zgjedhore.

“Kryetari i grupit tjetër parlamentar zoti. Stojku, së bashku me mua, si kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, nesër bëhemi 12 deputetë tek ky grup, por edhe deputeti Nimet Musai, do të dalim me një deklaratë nesër që ne nuk e votojmë dhe nuk marrim urdhër nga këta që hyjnë e dalin fshehurazi nga selitë e partive”, tha Murrizi, i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA.