Mustafa: Letra e VV-së më përngjau më shumë me një ese, koalicioni nuk është…

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, Albin Kurti, si një “ese ideologjike”.

“Letra më përngjau më shumë në një ese ideologjik sesa përgjigje në propozimin tonë, të cilin me kërkesën e tyre ua prezantuam më 8 janar, dhe po ashtu me kërkesën e z. Kurti ua përcollëm me shkrim më 15 janar.Koha.net: Përpjekja për një koalicion të tillë doli më shumë si rezultat i presionit publik se sa i vullnetit të të dy subjekteve. A duhet t`i nënshtrohen partitë presionit publik, apo përcaktimit programor?”-tha Mustafa.

Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e cilëson të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime. Sipas Mustafës, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.

“Koalicioni me VV-në ka lindur si vullnet politik. Por ky vullnet duhet të menaxhohet nga secili subjekt e jo përmes presionit publik dhe mediatik. Sepse koalicioni nuk është detyrë dhe as detyrim por shprehje e mirëbesimit reciprok si dhe e besimit se bashkërisht mund të zbatohet një program qeverisës, i cili i shërben Kosovës”-tha ai.

Megjithatë, Mustafa thotë se e konsiderojnë me prioritet koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kërkesa për ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.