fbpx

Mustafa tregon kur do të takohet me Albin Kurtin

mustafa-3.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur rreth bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë së re dhe se kur do të takohet me Liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Sigurisht se, posa të certifikohen rezultatet zgjedhore do të vazhdojmë të takohemi së bashku edhe me ekipet tona për të biseduar mundësinë e ndarjes së përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq edhe Kurti e ka përmendur takimin me Mustafën. Ai ka thënë se kjo do të ndodhë para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303