fbpx

Mustafaj: Cakaj, kukull e Ramës

cakaj-rama.jpg

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e cilëson të deleguarin në krye të Ministrisë së Jashtme Gent Cakaj si krejt të paaftë.

Sa i përket anës teknike, sipas Mustafajt, delegimi nuk ka asnjë problem por profesionalizmi mbetet një problem themelor, transmeton “News 24”

Ishte e pritshme. Që në momentet që Presidenti po denonconte në mënyrë publike ne kemi dëgjuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili ka shpallur se sapo ankimimi i PS të përmbushet në Gjykatën Kushtetuese, Cakaj do bëhet edhe de jure ministër i jashtëm. Kryeministri ka qenë i vendosur në karshillëkun e tij ndaj shumicës absolute të opinionit të shqiptarëve, ndaj shumicës absolute të opinionit politik dhe presidentit, ka qenë i vendosur të çojë në vend idenë e tij. Akti i delegimit të kompetencave nuk përbën problem themelor. Ka ndodhur edhe më parë. Problemi është me dy pjesë. E para është nëse ky ministër ka kapacitetin apo jo ta bëjë realisht punën e ministrit për Evropën e Punët e Jashtme. Unë e shoh si të paaftë për ta bërë.“, u shpreh Mustafaj/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303