‘Raporti i OSBE-së rrëzon 30 qershorin’

Diplomati dhe ish-deputeti i PD, Besnik Mustafaj, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News 24, raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se ky raport rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit.

 

“Është një raport që rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit. Thotë se është shkelur ligji, duke filluar që nga mos botimi në Fletoren Zyrtare i dekretit të Presidentit, që KQZ veproi në kundërshtim me ligjin, që shqiptarët nuk patën zgjedhje, sepse nuk morën pjesë një pjesë e madhe, që u bë presion, nuk u lejuan vëzhguesit të marrin pjesë në mbylljen e kutive. Unë ju siguroj që raporti i vitit 1996 është më pak kritik se ky raport”, deklaroi Mustafaj.