TË FUNDIT

Muzeu MoMa i Nju-Jorkut mbyll përkohësisht dyert

Muzeu i Artit Modern në Nju-Jork do të mbyllë dyert për një periudhë katërmujore, nga mesi i qershorit deri në fund të tetorit, periudha e nevojshme për të përfunduar fazën e fundit të punimeve për zgjerimin e institucionit, sipas një komunikate të publikuar sot.

Në momentin e rihapjes më 21 tetor, muzeu do të përfshijë 3600 metra katrorë hapësirë shtesë që do të shërbejë si ekzpozitë, ose një të tretën më shumë sesa sipërfaqja e shfrytëzuar deri më tani 12500 metra katrorë.

Projekti i cili do të kushtojë 400 milionë dollarë në total synon jo vetëm shtimin e galerive në muze por edhe të nxisë dialogun midis formave të ndryshme të arteve pamore, pikturës por edhe arkitekturës, skulpturës, fotografisë apo dizajnit.

MoMa do të ketë gjithashtu brenda strukturës së saj një hapësirë të re, e pagëzuar The Studio që do të mirëpresë performancat live.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat