Mziu: Nuk e lëshoj zyrën, është vendimi i 85% të shqiptarëve

xhelal.jpg

Edhe pse fituesë me votime monopartiake dhe me një pjesëmarrje shumë të ulët, kandidatët e Rilindjes duan të marrin sa më shpejt zyrat e bashkive në vend, por Xhelal Mziu mbetet i vendosur për të mos liruar zyrën e bashkisë së Kamzës.

Pas daljes nga takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Mziu pati këtë koment për median.

Pyetje: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pas asaj të një dite më parë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303