11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Na duan ca burra me “rr” të fortë”, ja si iu përgjigj Lulzim Basha komentit të të riut

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me të rinjtë e FRPD. Një koment i një të riu ka befasuar Bashën gjatë fjalës së tij.

I riu: 18 dhjetor hodhëm pas të shkuarën, tani në të ardhmen na duan ca burra me “RR” të fortë.

Lulzim Basha: “Mos harro vajzat e forumit, mos harro gratë për momentet e vështira që kemi kaluar, mos harro kontributin që keni dhënë të gjithë bashkë. Po mos ishte masakra e 25 prillit do të ishte fitorja e të rinjve vajza dhe djem së bashku. Ju keni një ëndërr , ju keni ëndërr që siç jeni ju sot të jetë Shqipëria nesër. Ne duam që Shqipëria të jetë si ju, ta keni shpirtin e pastër,m të papërlyer nga vesi të kemi pastërti të shpirti dhe vizion të mendimit dhe kurajo që kishin themeluesit tanë studentë të viti 1990’.

“Mos u bëni shërbëtorë të askujt, ky është hapi final për fundin drejt tranzicionit 30 vjeçar. Mos keni frikë të flisni, nuk gaboni kur veproni. Me protestën e studentëve e shkundët Shqipërinë, qeverinë dhe krijuat shpresë. Rinia duhet t’i prijë ndryshimit. Misioni më i rëndësishëm është që ti hapim rrugën rinisë për të marrë në dorë Shqipërinë”, tha Basha gjatë takimit me të rinjtë demokratë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat