‘Na e paskan mësuar gabim’, ja perimet që duhet t’i konsumojmë të ngrira

Jemi mësuar që frutat dhe perimet duhet t’i konsumojmë gjithnjë nëse janë të stinës dhe e kundërta nëse do ishin të ngrira. Por, në fakt, hulumtimet kanë zbuluar se frutat dhe perimet e ngrira mund të kenë po aq shumë vitamina, dhe ndonjëherë edhe më shumë, në krahasim me të freskëtat.

“Përveç ruajtjes së vitaminave, ngrirja është mënyra më e mirë për të ruajtur komponimet e bimëve të dobishme që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve”– shpjegoi Mary Ann Lila, drejtoreshë e Institutit për Shëndetin e Njerëzve në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut.

Frutat e ngrira janë zgjedhur në mënyrë komerciale në kulmin e pjekjes dhe pastaj individualisht të ngrira dhe të paketuara nën një atmosferë azoti. Ekspozimi i frutave dhe perimeve në azot e ndihmon ruajtjen e lëndëve ushqyese.

Ngrirja gjithashtu ndryshon strukturën e fibrave, duke i bërë perimet më të buta dhe më pak të grimcuara, dhe më të lehta për të përtypur.