‘Na i kurseni’, irritohet Muç Nano: Shikoj Kryemadhin, Ramën, burrin e Monikës, Saliun flasin për…

Teksa vendi ndodhet në një krizë të zgjatur politike, për analistin Mustafa Nano dy gjëra janë ato që duhen bërë: Negociatat mes palëve dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në një datë më të afërt të mundshme.

Deklaratën ai e bëri mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku pranoi se opozita e ka ndryshuar gjuhën, megjithëse akoma nuk arrijnë ta thonë hapur.

Blendi Fevziu: Nano, midis protestave deri në rrëzim të Ramës, ose mundësisë për tu ulur Kryemadhi nuk e përjashtoi në fillim, por ndërroi në fund…

Mustafa Nano: Nuk e di, nëse mund ta vëmë re, ka ndryshuar pak gjuha e opozitës. Akoma nuk arrijnë ta thonë troç se kanë ndryshuar pak mendje dhe po tentojnë drejt një strategjie të negociatave, por midis rreshtash lexohet një lloj tërheqjeje.

Blendi Fevziu: Çfarë duhet bërë sipas teje?

Mustafa Nano: Këtu duhen bërë dy gjëra, duhet ulur në negociata dhe duhet te shpallen e para e punes zgjedhjet e parakohshme në një datë më të afërt të mundshme.

Blendi Fevziu: Po a mund te kete negociata me Ramen dhe me persona qe kane vkehdur zgjedhjet?

Mustafa Nano: Eshte ajo qe tha Preci, kjo eshte vjedhja me e fesket e kemi para syve dhe ka qene me spektakolare dhe jane pergjuar shume njerez, kjo e ben ngjarjen me te rende akoma, me pare nuk ka pas pergjime, po ne e dime se ca ka ndodhur.

Blendi Fevziu: Kryemadhi tha per nje marreveshje qe te rikuperoje marredhenien 30 vjecare?

Mustafa Nano: Sistemi edhe mund të ndërrohet, por mua nuk do më pëlqente shumë. Që këta që kanë provokuar këto 3 dekada të vështira për kombin, nuk ka kuptim që këta të bëjnë diçka kaq të rëndësishme si zgjedhjet e lira…

Blendi Fevziu: Eshte kauza kryesore

Mustafa Nano: Me bezdis fakti qe keto personazhe, qe nuk kane lene gje pa thene per njeri tjetrin.

Për mua nuk ka shumë kuptim të shikoj Monika Kryemadhin që të flasë kundër korrupsionit, apo Edi Ramën, apo të shoqin e Monikës, apo Saliun. Këtë duhet të na e kursejnë. NUk ka kuptim shume qe keta njerez te na flasin per respektin e votes se lire.