fbpx

“Na janë rritur taksat bashkiake”, Basha parashtron planin e PD për biznesin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije disa shqetësime të qytetarëve shqiptarë.

“Ka rënë fuqia blerëse”, “na janë rritur taksat bashkiake”, “shumë dobët”, “është shumë keq”, ishin shprehjet e tregtarëve pogradecarë, që tashmë janë bërë të zkonshme, si në të gjithë Shqipërinë.

Më tej, ai parashtroi edhe planin e PD sa i takon biznesit.

“Kjo është kriza ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keqalokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milion, me taksen 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milion lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektoriateve vitin e parë të qeverisjes time të ardhshme. Një vit karantinë do të thotë: Nukk do të shikojnë inspektorë me sy deri sa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane. Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimorja, ambjentalisti, higjenisti t’i bëjë terror biznesit”, -tha Basha.