Kirurgia onko-gjinekologe, Silvana Çeliku ka treguar ditën e sotme në një lidhje direkte në Neës24 se si po veprohet me pacientët në pavionin onkologjik në QSUT.
Ajo tha se jeta na ka ndryshuar të gjithëv nga kjo situatë dhe theksoi se ndërhyrjet kirurgjikale janë pezulluar së tepërmi
“Si gjithë Bota në këto ditë të vështira edhe ne mjekët, edhe unë personalisht ndihem pak ndryshe. Na ka ndryshuar jeta, cilësia e saj. Po sikur kam thënë më herët ne mjekët nuk duhet ta njohim as fjalën ankth e as dëshpërim, për ne është vetëm fjala shpresë. Sepse nëse biem ne në pesimizëm, c’duhet të bëjë populli që di më pak rreth kësaj sëmundje. Kjo është një sëmundje që erdhi në mënyrë të papritur, është shumë ngjitëse. Na bën të gjithëve të reflektojmë për të mbajtur këshillat kryesore, që janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne.”

