fbpx

“Na kanë mbaruar ushqimet”. Banorët e Kalasë së Dodës bllokohen nga bora, lëshojnë apelin e fortë

bora-3.jpg

Prej 3 ditësh banorët e fshatit Pleshtan të Kalasë së Dodës janë izoluar totalisht prej stuhisë së borës.

Një banorë i zonës, Dali Gjorllaku në një prononcim për Faxnews tha se trashësia e borës atje është mbi 1 metër ndërsa baza ushqimore është mbaruar.

Daliu ndodhet i izoluar bashkë me 200 krerë bagëti larg banesës tek stalla, ndërsa shprehet se e ka të pamundur të sigurojë edhe ushqim për ta. Po ashtu, në këtë fshat prej 3 ditësh mungon energjia elektrike.

Më herët ARRSH bëri një përditësim mbi kalueshmërinë e akseve rrugore kombëtare, ku në aksin Qafë Thanë dhjetra qytetarë janë detyruar që të kalojnë natën në temperature nën zero.

Ndërsa situatë e vështirë paraqitet dhe në Lezhë e Mirditë ku qytetarët ndodhen pa energji elektrike dhe nën ‘pushtimin’ e borës dhe ngricës. Trashësia e borës në këtë zonë arrin deri në 40 cm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303