fbpx

‘Na vjen keq që nuk u dëgjuam’, BE reagon për shembjen e Teatrit: Thirrje palëve!

Pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i delegacionit të BE në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, BE shprehet se prishja e teatrit vjen në një kohë që është kërkuar nga Unioni për dialog mes palëve.

Postimi:

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës.”