Nadal ndihmon gjatë përmbytjeve në Majorka, mediat e botës e “ngrenë në qiell”

Rafael Nadal ka treguar se është një kampion i vërtetë, jo vetëm në pistat e tenisit, por edhe jashtë tyre.

Spanjolli e tregoi këtë në rastin e përmbytjeve në Majorka, që është vendlindja e tij. Mbrojtja Civile Spanjolle, pasi ndihmoi me sa kishte mundësi njerëzit e prekur nga përmbytja, kërkoi edhe ndihmën e civilëve dhe Rafael Nadal ishte një ndër personat që dolën vullnetarë për të dhënë ndihmë.

32-vjeçari u fotografua duke marrë pjesë në procesin e pastrimit e baltës. Ky veprim gjeti jehonë në mediat e të gjithë botës, madje “The Times” e vuri në kopertinë sportistin e famshëm.

“La Gazzetta dello Sport” dhe “L’Equipe” thanë se përveçse dha ndihmë, Nadali hapi edhe dyert e akademisë së tij të tenisit për të strehuar njerëzit që kishin nevojë.

Ndërkohë, argjentinasja “Ole” e quajti tenistin “Numri 1 i përjetshëm”, duke iu referuar edhe renditjes në vendin e parë të Nadalit në klasifikimin ATP.

Lër një koment