fbpx

Nafta pa akcizë dhe pa taksa për fermerët, Milva Ekonomi jep njoftimin: Ja si mund të aplikoni

iiiiiiiiii.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me administratorët e zonave rurale dhe drejtues të bujqësisë.

Pikë kryesore e bashkëbisedimit ishte pikërisht skema e mbështetjes me naftë bujqësore. Ekonomi ka treguar mënyrën se si mund të aplikohet.

Hyn në sistem me ID, bën aplikimin me nr. NIPT-i zyra e tatimeve e aktivizon menjëherë. Bëhet kontrollimi i përputhshmërisë së dokumenteve, fermeri kualifikohet dhe merr nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor kartën e naftës falas, të cilën e tërheq në çdo pikë karburanti. Nëse fermerët kanë vështirësi gjatë procesit, mund të marrin ndihmë nga zyrat e AREB-eve, agro-pikat ose të telefonojnë në numrin e gjelbër i publikuar tek faqja e Ministrisë së Bujqësisë.

Përmes kësaj skeme, çdo fermeri që punon tokën, i llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqen e deklaruar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303