Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot sërish në protestë por janë përplasur me Policisë
Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si rifillimin e punës.
“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – thotë njëri prej protestuesve.
Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë.