fbpx

Naftëtarët e Ballshit dalin sërish në protestë, shoqërohen në Polici 15 prej tyre…

protesta.jpg

Ka vijuar edhe ditën e sotme protesta e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në qytetin e Ballshit ka patur një incident mes protestuesve dhe uniformave blu dhe pas kësaj policia ka ushtruar kontrolle në banesa dhe rreth orës 19 të pasdites ka shoqëruar 15 persona në Komisariat.

Naftëtarët shprehen se janë njoftuar nga shefi i zonës dhe se janë lajmëruar përmes telefonit dhe jo një shkrese në letër.

Ata thonë se gjatë marrjes në pyetje, policia ka kërkuar informacion se përse ishin mbledhur dhe se kush e organizoi tubimin. Pas kësaj procedure në komisariat, protestuesit shprehen se janë lënë të lirë.

Advertisement

Ndërkohë sot tek porta në Uzinën e Ballshit, janë vërejtur 30 roje të policisë, kurse në mbështetje të naftëtarëve kanë qenë prezent edhe organizata politike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303