Najada Çomo: Më mirë auditorët sot pa studentë dhe spitalet COVID nesër bosh

najada-konomi-764x450.png

Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se ishte pro mësimit online në universitete, vendim që u mor nga Komitetit i Ekspertëve, pasi qëllimi kryesor ishte shëndeti i qytetarëve.Gjatë fjalës së saj, Çomo tha se më mirë sot auditorët bosh sot dhe spitalet nesër pa pacientë.“Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë. Janë 4 mijë persona që janë shtruar në spitalet 1, 3 dhe 4, që nga dita e parë dhe deri sot. Brezi i studentëve janë një portë hyrje për të dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Detyrimi ynë është që në fund të fundit, duhet të japim mesazhin që bërja e punës të vijojë. Më mirë të kesh auditorë sot bosh dhe spitalet nesër bosh.”, tha Çomo.

Ndërkohë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se shëndeti publik është një e mirë e të gjithëve.“Ndaj të njëjtin mendim. Shëndeti publik është një e mirë e të gjithëve, që do të duhet të luftojmë deri në fund.”, pohoi ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303