‘Nami’ me vjedhje nëpër banesa, arrestohen 3 persona në Korçë

policia-pogradec.jpg

3 persona janë arrestuar nga policia e Korçës si autor të dyshuar për vjedhjen e disa banesave, nga ku kanë marrë televizorë plazma, bizhuteri, shuma parash, tablet dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve konkretisht shtetasve O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre më datë 03.01.2022, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se tre shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e shtetasit N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e shtetasit E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh. I., një televizor plazma.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303