Naomi Campbell reagon për ‘romancat’ me Drake dhe Liam

Ajo ka qenë në titujt gjatë javëve të fundit, falë dy romancave të reja.

Naomi Campbell mbeti karakteristikisht e ftohtë kur u pyet për historitë e saj të përfolur me yllin e One Direction Liam Payne, 25 vjeç dhe Drake, 32 vjeç, gjatë një shfaqjeje në The Jonathan Ross Show.

Intervista, e cila u  transmetua në ITV të shtunën, supermodelja është pyetur për të dy historitë, por ajo ka refuzuar të japë shumë shpjegime.

“Ka pasur shumë tituj kohët e fundit që ju jeni lidhur me z. Liam Payne …”, tha moderatori.

“Edhe? Unë kurrë nuk e kam diskutuar jetën time personale. Ke ndonjë tjetër emër?”, u përgjigj modelja.

“Po Drake? Ti ke qenë shumë afër me Drake”.

Duke qeshur ajo u përgjigj:

“Unë kurrë nuk e kam diskutuar jetën time personale. Dua të them, është e çmenduri se duket sikur një ditë jam me një person, të nesërmen me një tjetër. Kush e ka radhën nesër? Kjo është ajo që unë dua të di … Unë qesh. Tregimet janë të pabesueshme, është humor … unë vazhdoj me jetën time”.

Kur Jonathan e pyeti nëse Naomi është beqare për një shokun e tij, Naomi tha: “Nuk dua asnjë takim faleminderit!”

Modelja angleze u tha se po flirtonte me Drake ndërsa ishte në festën vjetore të Oscar, të organizuar nga Jay Z dhe Beyonce në Chateau Marmont në Los Anxheles muajin e kaluar.