NAPOLI/ Emri i legjendës “Diego Armando Maradona” bëhet stadium

Screenshot_21.png

Diego Maradona mori direkt emrin Kupa e Argjentinës, ndërkohë që në Napoli pritet të emërtojnë stadiumin me emrin e legjendës së futbollit, të ndarë nga jeta më 25 nëntor në shtëpinë e tij në Tigres.

Në Napoli janë ndërmarrë edhe hapat ligjorë për t’ia ndërruar emrin stadiumit San Paolo. Kjo konfirmohet edhe nga kryetari i komunës, Luidi de Magisitri.

“I kam lexuar alternativat e propozuara, por në fund emri do të jetë stadiumi ‘Diego Armando Maradona’. Procedura do të jetë sa më e shpejtë të jetë e mundur.

Sot ishte një takim i komisionit, të premten kam thirrur Komunën dhe do ta përfundojmë procesin. Kam arsye të besoj se emri i ri mund të zyrtarizohet nga ndeshja tjetër në Napoli”, shprehet de Magisitri.

Napoli ka në program dy ndeshje në transertë dhe në shtëpi do të luajë kundër Real Sociedad më 10 dhjetor, në sfidën e Europa Leadue. Deri atëherë stadiumi i Napolit do të ketë emrin e legjendës Maradona.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303