Napoli hyn në kaos, tani nuk pyesin as për presidentin

Napoli ndodhet në një kaos total pas rezultateve aspak pozitive që ka sigluar klubi italian.

Pakënaqësia ka prekur kulmin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e Championsit ndaj Salzburgut. Futbollistët e kaltër  nuk kanë pranuar të shkonin së bashku tek vendi i grumbullimit ku qëndron e gjithë skuadra, por janë drejtuar banesave të tyre pa autorizimin e drejtuesve më të lartë të klubit.

“La Republica” rindërton ngjarjet që pasuan vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, me futbollistët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa presidenti De Laurentiis ishte larguar nga “San Paolo”. Pikërisht pas barazimit me ekipin austriak, futbollistët e Napolit, të drejtuar nga Lorenzo Insigne, jnë përballur me tone të ashpra me zëvendëspresidentin e skuadrës, Edoarda De Lauentiis:

“Ne po kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…”

Mësohet se futbollistët kanë marrë edhe mbështetjen e trajnerit Ancelotti për këtë vendim. Një situatë anormale e cila pritet të ketë zhvillime drastike tek jugorët e Italisë.