fbpx

Nard Ndoka i vendosur jep datën: Ja kur kemi zgjedhje lokale

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka folur në lidhje me ndryshimin e sistemit si dhe për Reformën Zgjedhore. Për Fax Neës, doka tha se është e nevojshme që të rritet demokracia e brendshme e partive, ku të jenë vetë anëtarët ata që zgjedhin dhe listat e deputetëve.

“Ka pasur një volum pune i bërë që në kohën kur ne kemi qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Ka elemente të Reformës Zgjedhore që japin garanci për pasqyrimin e drejtë të votave të qytetarëve. Zoti Basha ka qenë i hapur për ndryshimin e sistemit, por është proces shumë delikat që kërkon përfshirjen e aktorëve politikë, por nuk është marrë nisma për ta bërë pjesë të debateve publike. Unë nuk e shoh ndryshimin e sistemit për një periudhë njëjavore, sistemi aktual na penalizon ne që jemi në partitë e vogla, pasi merren votat tona dhe iu jepen partive të mëdha. Kashumë elementë që duhet të merren në konsideratë, pasi ne nuk mund të kalojmë nga shiu në breshër. Do ishte e mira që ne ta hapim që tani debatin, sistemi mazhoritar që ne kemi pasur ka qenë më i miri, pasi ka një përfaqësim më të mirë të qytetarëve. Ne duhet të marrim në analizim disa lloje sistemesh, që të mund të krijojmë një standard. Do të ishte shumë interesante që kandidatët për deputet, të zgjidheshin nga anëtarët e vetë partive, kryesisht të atyre të mëdhaja, pasi duhet të funksionojë demokracia e brendshme”, tha Ndoka.

Ndërkohë, ai solli ndërmend edhe 17 Majin.

“Është normale që në politikë të ketë marrëveshje dhe konsensuse, ky ështe thelbi i politikës, nuk është hataja, është e mira që ne të mos kemi gabime të tilla si ai i 17 Majit. Ajo që vërej unë është se në Tetor do të kemi zgjedhje, nuk mund ta themi nëse do të jenë ato për Kuvendin, ato lokale. Shpresojmë që të ketë një vendim nga ana e gjykatës Kushtetuese, për të bërë zgjedhjet lokale, nuk kemi një kryeministër që qeveris”, tha më tej Ndoka.