Nasa, ajsbergu më i madh në Antarktik po shkrin

iceberg.jpg

Shkencëtarët këtë javë morën pamjet e para të tyre nga afër në ajsbergun më të madh të ri që ndodhet në Pine Island Glacier (PIG) në Antarktik.

Blloku, i cili ka emërtimin B-46, fillimisht kishte një sipërfaqe 225 km katrore. Duke pasur parasysh tendencën e viteve të fundit për t’a krahasuar me zonën e Manhattan Island, ky krahasim do ta nxirrte ajsbergun përafërsisht sa trefishi i madhësisë së lagjes së famshme në Nju Jork.

Por NASA ka njoftuar pas fluturimit të fundit se ajsbergu tashmë po thyhet.

Për këtë NASA ka ngritur alarmin pasi kjo do të thotë që akulli po zhduket dhe niveli i ujit do të  rritet ndjeshëm ç’ka vë në rrezik shumë qytete të mëdha.

Agjencia amerikane e hapësirës DC-8 ishte në një ekspeditë rutinë si pjesë e projektit ‘IceBridge’, i cili mat lartësinë e sipërfaqeve të akullit me një lazer.

Hulumtuesit në bord ishin në gjendje të drejtonin kamerat e tyre nga dritaret e avionit dhe arritën të dokumentojnë gjendjen dhe bukurinë e ajsbergut.

PIG mbulon një zonë të gjerë të Antarktidës perëndimore që është afërsisht e barabartë me dy të tretat e zonës së Mbretërisë së Bashkuar.

Ky ajsberg i veçantë u vu re nga satelitët në muajin tetor, dhe po mbahet nën shqyrtim të veçantë sepse ka përshpejtuar shkrirjen e tij.

Studimet satelitore afatgjata tregojnë se ka hedhur vëllime të konsiderueshme të akullit në Gjirin e Amundsen, duke rritur nivelin e ujit në dete.

scroll to top