NASA bën zbulimin e rëndësishëm, zbulohen tre planetë të tjerë

Sateliti i Nasës (TESS) shënoi një tjetër triumf shkencor me zbulimin e tre planetëve tërheqës që qëndronin jashtë një ylli. Njëri është një super-Tokë, pak më e madhe se planeti ynë. Dy të tjerët janë ekzoplaneta të ngjashme me Neptunin.

Ylli misterioz i njohur si “TESS Object of Interes of 270”, ose TOI 270. Emri i tij më zyrtar është “UCAC4 191-004642”, dhe konsiderohet si një botë “lidhëse që mungon” mes planetëve të ngjashëmme Tokën dhe atyre të ngjashëm me Neptunin. Ai ndodhet 73 vite dritë larg, gjë që e cilëson atë si një fqinj.

Planeti më i afërt me yllin është rreth 25% më i madh se Toka dhe është shkëmbor. Kjo “super-Tokë” quhet TOI 270 b. NASA e përshkroi atë si “furrë të nxehtë” falë afërsisë me yllin e saj.

Planetët e tjerë, TOI 270 c dhe TOI 270 d, janë në përbërje të ngjashëm me Neptunin. “Planeti c dhe d mund të përshkruhet më së miri si mini-Neptunë, një lloj planeti që nuk shihet në sistemin tonë diellor”, tha NASA./real-news.tv/