fbpx

NASA konfirmon xhirimet e filmit në hapësirë me Tom Cruise

NASA konfirmoi në CNN Business në fillim të këtij muaji se fluturimi në hapësirë është lejuar për xhirimet e filmit, i cili do të xhirohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, në një laborator multimiliard dollarësh.

Ata do të realizojnë një fluturim me anije kozmike rreth 250 milje mbi tokë. Liman dhe Cruise janë duke punuar së bashku në një projekt, raporton Deadline, përkatësisht Liman si skenarist dhe Tom Cruisen si rol kryesor.

Doug Liman më parë ka qenë regjisor i filmave shumë të suksesshëm “American Made” dhe “Edge of Tomorrow”.

Liman raportohet se do të përfundojë një film të cilin po xhiron, ku luan Daisy Ridley dhe Cruise po pret që të rikthehet përsëri në punën për “Mission: Impossible 7”, i cili ndaloi xhirimet për shkak të pandemisë koronavirus.