NASA: Një asteroid gjigant do kalojë pranë Tokës

NASA ka filluar përgatitjet dhe po ndjek me kujdes trajektoren e një asteroidi gjigant që pritet të kalojë shumë pranë Tokës, pas një dekade.

Asteroidi i njohur me emrin “Apophis” pritet të kalojë pranë planetit tonë më 13 Prill 2029 në një distancë prej 31 mijë kilometrash nga sipërfaqja e Tokës.

Shkencëtarët thonë se ai mund të shihet me sy të lirë nga qytetarët edhe gjatë natës përpara datës së paralajmëruar, ndërsa fillimisht do të shfaqet mbi Hemisferën Jugore, duke qenë i dukshëm nga Australia dhe më pas do të lëvizë drejt Perëndimit duke kaluar në Ekuador përpara se të kalojë përreth Shteteve të Bashkuara.

Shpejtësia e tij do të jetë aq e madhe saqë do të kalojë gjithë gjerësinë e Hënës në më pak se 1 minutë, dhe sipas studiuesve, gjasat për t’u përplasur me Tokën janë të pakta, megjithatë asteroidi po mbahet nën vëzhgim./real-news.tv/