NATO akuzon Rusinë se ka shkelur traktatin bërthamor

NATO, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin shumë të rëndësishëm bërthamor të Luftës së Ftohtë.

Ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i cili deklaroi se SHBA do të pezullojnë detyrimet nga traktatit 60 ditë pas shkeljeve të supozuara nga Rusia.

Traktati INF ndalon prodhimin e raketave bërthamore me rreze të mesme. Pompeo tha se Rusia ka ndërtuar një sërë batalionesh me raketa SSC-8, duke iu referuar raketave me bazë në tokë që ndryshe quhen edhe Novator 9M729.

Lër një koment