NATO bën përpjekje për rikthimin e Rusisë në marrëveshjen bërthamore

marreveshja-berthamore.jpg

Ambasadorët e NATO-s do të takohen këtë të premte me përfaqësues të lartë ushtarakë rus në një përpjekje të fundit për të bindur Moskën që t’i rikthehet marrëveshjes së vitit 1987  mbi çarmatimin bërthamor-INF, pasi Putin firmosi daljen e Rusisë nga marrëveshja.

Kjo marrëveshje ishte gurthemeli i arkitekturës evropiane të sigurisë për tre dekadat e fundit.

Gjithçka ndodhi nga SHBA, pasi Uashingtoni akuzoi Moskën për shkelje të marrëveshjes me zhvillimin e sistemit të raketave të saj 9M729.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha më parë se Rusia ende ka shansin të shpëtojë marrëveshjen INF.

Ndërkohë, ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s ranë dakord të japin një përgjigje “të moderuar dhe mbrojtëse” nëse Moska mbetet në shkelje të marrëveshjes.

Rusia hodhi poshtë akuzat e Uashingtonit dhe tha në përgjigje se ajo do të tërhiqej nga marrëveshja.

Të mërkurën, Presidenti Putin nënshkroi një ligj që pezulloi zyrtarisht përputhjen me dispozitat e marrëveshjes.

Rusia do të përfaqësohet në takim nga diplomati i saj më i vlerësuar në NATO, Yuri Gorlak, dhe ky është takimi i dytë i tillë këtë vit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303