fbpx

NATO nuk arrin marrëveshje me Rusinë për Traktatin e Armëve Bërthamore

stoltenberg.png

NATO dhe Rusia nuk arritën të shënojnë përparim për të shpëtuar Traktatin e Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, gjatë bisedimeve në selinë e aleancës të zhvilluara të premten. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dy ditë më parë ligjin që pezullon pjesëmarrjen e vendit në traktatin mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të nënshkruar në vitin 1987. Shtetet e Bashkuara pritet të tërhiqen nga marrëveshja më 2 gusht pasi kanë akuzuar Rusinë se ka dislokuar një sistem raketash që bie ndesh me paktin.

Moska thotë se i është përmbajtur plotësisht traktatit të negociuar nga Presidenti i SHBA-së Ronald Reagan dhe udhëheqësi i sovjetik Mikhail Gorbaçov, traktat që eliminonte arsenalin me raketa të mesme të dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

“Nuk kemi parë ndonjë shenjë për ndryshim“, u tha zoti Stoltenberg gazetarëve pas një takimi të këshillit NATO-Rusi, që u mbajt me dyer të mbyllura.

Stoltenberg tha se shanset për një zgjidhje “po shuheshin çdo ditë”, por ai shtoi se aleanca nuk kishte hequr dorë nga përpjekja për të bindur Moskën për të shkatërruar raketat tokësore SSC-8, të cilat mund të përshkruajnë një largësi përtej kufirit që parashikon traktati.

Prishja e marrëveshjes, zhvillimi më i fundit në listën e tensioneve në rritje të lindje-perëndim, krijon shqetësime serioze. Ekspertët dhe zyrtarët perëndimorë thonë se raketat me rreze të mesme veprimi do t’i krijonin mundësinë Rusinë që të niste një sulm bërthamor në Evropë brenda një kohe të shkurtër./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303