20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

NATO paralajmëron: Lufta mund të bëhet më keq

spot_img

Ditën e sotme Sekretari i përgjthshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëron se ka të ngjarë që ditët në vijim të jenë më të këqija për sa i përket luftës Rusi-Ukrainë.

Mësohet se gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të jashtëm në Bruksel, Stoltenberg, tha se Rusia mund të përdorë armë më të rënda ndërsa sulmet ruse vazhdojnë në një pjesë të madhe të Ukrainës.

Stoltemberg nënvizoi se pushtimi i Ukraomës nga Rusia është luftë e Putinit. Ndër të tjera, Stolrenberg i bëri sërish thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë nga Ukraina.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë tani”.

Stoltenberg tha se NATO “nuk është pjesë e këtij konflikti”, por ka një “përgjegjësi për të siguruar që të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”.

Ai tha se kjo do të ishte gjithnjë më “shkatërruese dhe e rrezikshme”.

Ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka “ndryshuar rrënjësisht” në planin afatgjatë, shton Stoltenberg.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat